1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Haxhiu: Grandi mbetet i Kosovës, pronën publike nuk ia lejojmë askujt

Çështja e hotel Grandit në Prishtinë ka marrë epilog në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Grandi mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës, porse shteti do të obligohet t’ia kthejë një vlerë monetare kompanisë së Behgjet Pacollit.

“Republika e Kosovës, sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo tutje ka shkruar se ekzekutivi aktual po i paguan pasojat e qeverive të kaluara.

“Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq,  Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit.

Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që nga fillimi ka kërkuar që të kthehen fondet e saja.

‘‘Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.

Ministrja e din shumë mirë ,  që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.

Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar  gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër’’, ka shkruar Pacolli.

./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...