7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Haxhiu inkurajon gratë ti adresojnë padrejtësitë në vendin e punës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka takuar zyrtaret e Ministrisë së Drejtësisë dhe agjencive në kuadër të kësaj ministrie.

Ajo i ka inkurajuar ato t’i adresojnë diskriminimet e padrejtësitë në punë.

“Në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, takova zyrtaret e ministrisë së Drejtësisë dhe agjencive në kuadër të Ministrisë. I falënderova për punën dhe angazhimin e madh. I inkurajova që të adresojnë diskriminimet dhe padrejtësitë në vendin e punës dhe iu ofrova mbështetje për tejkalimin e sfidave. Për njëra tjetrën, për barazi dhe drejtësi!”, ka shkruar Haxhiu./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...