Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së qeverisë, në konferencë për media ka thënë se njëherë kanë fokusin tek formimi i qeverisë, e pastaj vie zgjedhja e presidentit vitin e ardhshëm.
“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, shkove larg pasi si proces do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Prandaj le të fokusohemi njëherë te qeveria”, tha Haxhiu para gazetarëve.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve, por duhet të presin votat e diasporës pasi sipas saj ato janë përcaktuese që qeveria të formohet.
“Ne jemi fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e këtyre zgjedhjeve. Neve na takon obligimi për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Siç e dini, Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit të cilët janë Guxo dhe Alternativa”.
“Ne duhet të presim edhe pak… Votat e diasporës janë shumë të rëndësishme dhe janë përcaktuese që qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti. Uroj që ky proces mos të zgjasë më tepër”, tha Haxhiu./Njeshi/