Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kritikoi subjektet politike LDK, PDK dhe AAK se po tentojnë ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit.
Haxhiu tha se është për t’u habitur qëndrimi i tyre.
“Ne ishim në një takim konsultativ dhe është për t’u habitur që t’i dëgjosh qëndrimet e tyre. LDK-ja deklaroi se kryesuesi nuk ka të drejtë të thërrasë një takim konsultativ. AAK-ja u shpreh se duhet të vazhdohet aty ku kemi mbetur, por ne nuk mund të ecim përpara me betim, përderisa ende nuk është verifikuar mandati i deputetëve. Nga ana tjetër, befasia e radhës ishte qëndrimi i PDK-së, e cila kërkoi dorëheqjen tonë. Nuk e kuptoj çfarë pritet më — a duhet të dalim në shesh për ta bërë të qartë që dorëheqja është dhënë tashmë?”, u shpreh Haxhiu.
Ajo shtoi se “në këto rrethana, nuk kemi qartësi se si do të veprohet më tej. Ka tendenca të qarta për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”./Njeshi/