16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Haxhiu kërkon drejtësi për gratë e vrara: Sistemi gjyqësor dhe prokurorial duhet të na dëshmojnë se anën e kujt e mbajnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes 21-vjeçares gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, nga i dyshuari, ish-bashkëshorti i saj.

Haxhiu ka thënë se vonesa minimale për drejtësi është “kompromis për kiminelët”. Ministrja e Drejtësisë thotë se tentimet për të folur mbi motivet a shkaqet e akteve të tilla janë tendencë për relativizimin dhe justifikimin e krimit.

“Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e grave. Asnjë rrethanë lehtësuese. Tentimet për të folur mbi motivet a shkaqet e akteve të tilla janë tendencë për relativizimin dhe justifikimin e krimit. Vrasja është krim, vrasësi është kriminel. Vrasja e grave është puro femicid dhe duhet drejtësi një hap e më parë”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje Haxhiu thotë se është momenti i fundit që drejtësia të veprojë, që raste të tilla të mos përsëriten.

“Secila vonesë minimale për drejtësi tregon për shtegdalje për një kompromis me kriminelët. Pra, tashmë kur gruaja është vrarë dhe nuk e kthen asnjë dënim çfarëdoqoftë ai, çdo vonesë eventuale është tashm krim në vetvete”.

“Sistemi gjyqësor dhe prokurorial me vendimet e tyre duhet të na dëshmojnë se anën e kujt e mbajnë. Është momenti i fundit që drejtësia të veprojë, nuk kemi jetë grash për të humbur. Njerëzimi ka shpikur gjyqësorin pikërisht që të dobëtit të kenë mundësi që të ketë drejtësi edhe për ta. Drejtësia nuk ka lindur vetvetiu, por pikërisht përkundër përvojës së njerëzimit me padrejtësinë”, ka thënë Haxhiu në postimin e saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...