22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Haxhiu: Kodin Civil nuk e dërgojmë në Kuvend derisa si kemi votat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria nuk i ka numrat për ta proceduar Kodin Civil në Kuvend.

Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që të drejtat civile të adresohen.

“Ju e dini që Kodin Civil është një nga zotimet apo punët që i kemi adresuar, por që fatkeqësisht nuk ka arritur ende të kalojë në Kuvend. Qeveria konsideron që ky është një dokument i rëndësishëm, adreson institute të reja të cilat në ligjet civile që janë të ndara disa sosh nuk adresohen. Është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që të drejtat civile të adresohen. Ne nuk mund ta procedojmë në Kuvend për sa kohë që nuk jemi të sigurt që Kodi Civil kalon. Për Kosovën një dokument kaq i rëndësishëm që ndërlidhet me të drejtat e njeriut nuk është mirë që të dështojë sërish në Kuvend. Por ne nuk kemi hequr dorë nga ai dokument, sepse nuk i negociojmë të drejtat e njeriut. Do ta procedojmë kur të jemi të sigurt që kalon. Është në interes të opozitës që ta mundësojnë kalimin e tij. I ftoj ata që të marrin pjesë në votim, por përgjegjësia na bie neve”, tha Haxhiu para mediave.

Kundër këtij Projektkodi, kanë dalë disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, disa herë kishte deklaruar se do të dërgohej për votim në Kuvend Projekt-Kodi civil, por kjo nuk ndodhi.

Për herë të parë, Kodi Civil ishte proceduar për miratim në vitin 2022 por që ai nuk ishte miratuar nga ana e Kuvendit të Kosovës me 16 mars 2022. Përkundër sigurimit të kuorumit për këtë projektligj, ai kishte marrë vetëm 28 vota për, ndërsa 29 kundër dhe 4 abstenime. Në seancë ishin të pranishëm edhe 16 deputetë të pranishëm por ata nuk morën pjesë fare në votim. Në procesin e votimit nuk kishte marrë pjesë deputetët e opozitës.

Projektligji ishte kundërshtuar kryesisht nga disa deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Disa prej tyre kishin përmendur edhe gjuhë jo të përshtatshme, gjuhë të cilën e kishte kritikuar në po të njëjtën seancë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...