15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Haxhiu: Kurti duhet të jap llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministirn Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore.

Haxhiu, ka kërkuar përgjegjësi për siç ka thënë dështimin në shëndetësi e degradimin në sistemin shëndetësor.

“Sot Kurti duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do duhej të jep llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazinë, pakënaqësinë e pacienteve dhe profesionistëve shëndetësor. Njëri nga ata sot është në grevë urie tani e tri ditë. Skandale e hajni pa dhënë askush llogari, as kur shtatzëna vritet para Gjinekologjisë. As kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatriçen e spitalit të Pejës, as kur digjet pacienti në Klinikën e Psikiatrisë”, ka thënë ai./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...