22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Haxhiu: Miratimi i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, hap i madh dhe pozitiv – kostoja 15 milionë euro

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, organizoi tryezë me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, ku u tha se do të ketë një gjithëpërfshirje të trajtimit të rasteve për të gjitha krimet e kryera.

Haxhiu tha se miratimi i kësaj strategjie ka qenë prioritet për Qeverinë që nga marrja e mandatit.

“Qeveria e ka miratuar strategjinë për drejtësinë tradicionale, që nga marrja e mandatit ballafaqimin më të kaluarën e kemi bërë prioritet”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se ky dokument ka marrë “shumë kohë” për t’u realizuar.

“Pas 23 viteve, Kosova ka krijuar tashmë Institutin për Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë luftës, stafi tash ka nisur të rekrutohet”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja deklaroi se ka ende mungesë të stafit për të trajtuar krimet e luftës në departamentin e Prokurorisë Themelore.

“Përmes ndryshimeve në kodin e procedurës penale, si shtet kemi qenë të detyruar të mundësojmë gjykimin në mungesë, kemi shtuar kapacitetet për departamentin që merret me krimet e luftës, numri është ende i vogël për të shqyrtuar dokumentet për krime lufte”, tha Haxhiu.

Prezantimi i Planit të Veprimit te Strategjisë për Drejtësinë Tradicionale, Baki Svirca, udhëheqës i divizionit nga MD-ja, tha se në këtë strategji përfshihen, katër parime të plan zbatimit, e që për këtë plan janë ndarë 15 milionë euro për tri vite.

Strategjia është fokusuar në katër parime, e plani i veprimit për tri vite është 15 milionë euro.Strategjia e parë ka të bëjë me objektivin strategjik që do realizohet përmes 25 aktiviteteve me kosto 7 milionë euro për tri vite.

Strategjia e dytë, është e drejta për qasje në drejtësi për 20 aktivitete, me kosto 721 mijë euro për tri vite.

Strategjia e tretë, është pjesa e rekreacioneve, ku përfshihen 27 aktivitete me kosto 5 milionë euro.

Strategjia e katër ka të bëjë me objektivin strategjik për garantim që përfshihen 40 aktivitete me kosto 1 milion euro.

Svirc, tha se kosto do të variojë në bazë të zbatimit të planit për tri vite.

“Plani i Veprimit është tri vjet. Strategjia ka synuar të vendosë dialog për të kaluarën përmes drejtësisë restauruese, mbështetjen për të gjitha viktimat. Fokusi ka qenë gjithëpërfshirja”, tha ai.

Haxhiu u pyet nëse në këtë strategji do të përfshihen edhe rastet që dënohen nga Gjykata Speciale.

“Ky takim nuk është për tu diskutuar për përmbajtjen e strategjisë, procesi i hartimit ka qenë kohesiv. Nuk ka përjashtime, ne historinë nuk mund ta ndryshojmë duhet të jetë e qartë. Për kompensimin sa i përket rastit të Salih Mustafës, qëndrimi jonë është publik”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...