5.9 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Haxhiu: Nëse nuk më doni mua kryeparlamentare, vendi të shkoj në zgjedhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu pas dështimit që të zgjidhet kryeparlamentare, ka thënë se nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që nuk ka vullnet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Besoj që është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. VV tashmë e ka bërë të qartë qendrimin e saj. Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha Haxhiu. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...