20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Haxhiu: Ose e bëjmë Qeverinë ne, ose shkojmë në zgjedhje

Albulena Haxhiu ka thënë se nëse Qeveria nuk bëhet nga Vetëvendosje, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Ajo deklaratë erdhi pas takimit të thirrur nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me partitë politike për përgatitjet për seancën konstituive.

“Ne po presim që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita si e vetme, prandaj duke qenë kështu ose e bëjmë Qeverinë ose shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar ajo para mediave.

Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimeve të Vetëvendosjes edhe me partitë e tjera, përvec LDK-së të cilës i ka bërë ftesë.

“Deri në seancën konstutive janë edhe shtatë ditë, pra deri më 15 prill natyrisht nuk e përjashtojë mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime të tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takim. Në këtë rast kryetari Kurti e ka ftuar poër takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Qëllimi është konstituimi Kuvendit.Ajo cka dimë deri tani është emri I kryeministrit, Ajo cka dihet deri tani është se kryeministër do të jetë Albin Kurti.”, ka thënë ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...