31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Haxhiu përmes një video ironizon me partitë opozitare për zgjedhjet e parakohshme

Ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një video ka ironizuar me partitë opozitare lidhur me kërkesën e tyre për zgjedhje parlamentare.

Sipas ministres, opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare që tri vjet, dhe në fund kanë dështuar.

“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, shkruan Haxhiu në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Ndryshe, subjektet opozitare përkundër thirrjeve që kanë bërë për rrëzimin e Qeverisë, ato nuk kanë mundur të gjejnë pajtueshmëri për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...