16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Haxhiu: Policia të mos neglizhojë asnjë rast të dhunës në familje, shteti vetë dhunuesin po e shndërron në vrasës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e jashtëzakonshme pas dy vrasjeve të grave nga bashkëshortet e tyre, ka thënë se është shqetësuese që disa individë e shohin dhunën si zgjidhje për tejkalimin e problmeve, e që shpesh përfundojnë me vrasjen e grave nga burrat e tyre

Ministrja Haxhiu para gazetarëve tha se që nga vitit 1999 e deri më sot janë vrarë 99 gra nga burrat apo partnerët e tyre.

“Shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerave, në Ferizaj dhe Pejë. Sot mblodhëm grupin ndërministrorë, më herët përfunduam edhe një takim me Ministrin Sveçla, Drejtorin e Policisë, dhe përfaqësuesit nga sistemi prokurorial, pasi që fenomeni i dhunës në familje dhe femicidit është shqetësues dhe rëndues për shoqërinë tonë. Është alarmante që individë të shumtë shohin dhunën për tejkalimin e problemeve, që shpesh po përfundojnë me vrasjen e grave nga burrat e tyre, apo ish partnerët. Me plot bindje e them që ky fenomen është armik i brendshëm me rrezik të madh. Këto sjellje barbare shkatërrojnë edhe jetën e familjeve të tyre, dhe shoqërisë në tërësi. Nga viti 1999 që prej atëherë e deri më sot Kosova shënon 99 gra të vrarë nga burrat apo partnerët e tyre, si vrasje që buruan nga dhuna në familje”, tha Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se janë mbi 200 raportime në baza mujore në Policinë e Kosovës për dhunë të burrave ndaj grave.

Ajo poashtu dënoi ashpër gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale, si në rastin e 21-vjeçares në Ferizaj, e poashtu edhe në rastin e sotëm në Pejë, derisa kërkoi që një gjë e tillë të monitorohet.

Haxhiu tha që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe të mos neglizhojnë as edhe një rast të vetëm të dhunës në familje.

“Mbi 200 raportime në baza mujore raportohen në Policinë e Kosovës të dhunës së burrave ndaj grave. Fatkeqësisht është tejet serioze, fakti i gjuhës së urrejtjes nga qyetarët në rrjete sociale, e dënoj ashpër. Fakt që na bën të mendojmë se ajo trajtohet si çështje e normalizuar. Njësoj kishim gjuhë të urrejtjes edhe para katër ditëve, e edhe sotëve, duke pasur paragjykim të viktimave. Bëj thirrje, edhe pse mund të kritikohem, që me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhë që po përdoret në rrjete sociale, është nxitëse. Ndaj këtyre fenomneve nuk mund të jemi spektaktorë, ndaj me urgjencë duhet të veprojmë për të promovuar tolerancë e respekt. Institucionet e drejtësisë të veprojnë duke mos neglizhuar as edhe një rast të vetëm të dhunës në familje, sepse kur po kemi raste të mos veprimeve ku shteti vetë dhunuesin po e shndërron në vrasës. Këto statistike tregojnë për një gjendje të rënduar të vetdijes së këtyre personave, që nuk njohin zgjidhje tjetër, përveç dhunës. Këto veprime janë të patolerueshme”, tha tutje Haxhiu.

Rastet e dhunës në familje, Ministrja Haxhiu tha se duhet të trajtohen me prioritet dhe seriozitet maksimal.

“Të gjithë ata që guximin e tyre e shpërfaqin në trupat e grave, e vetmja strehë për ta është burgu. Rastet e tilla të trajtohen me prioritet dhe seriozitetin maksimal. Vajza e gra skemi për të humbur, Burrëria e këtyre monstrumëve të ligë nuk i duhet shoqërisë e as vendit, ndaj të shqiptohen dënimet maksimale, të vuajnë dënimet meritore. Janë të padobishëm për shoqërinë e familjen”, tha ajo.

Në dy rastet e fundit, Haxhiu bëri të ditur se të dyshuarit, bashkëshortet përkatës të të dyja grave kishin armë pa leje.

“Armëmbajtja pa leje është tjetër kërcënim serioz. Në dy rastet e fundit vrasëst kanë pasur armë pa leje, dhe kjo është një kërcënim serioz. Nuk mund të tolerojmë që dhuna të shihet si sjellje e mësuar apo e trashëguar, apo institucione qe i shohin këto si probleme që mund të neglizhohen”.

Haxhiu bëri thirrje që secili prokurorë e gjyqtarë e kushdo që ka përgjegjësi, të marrin detyrën me përgjegjësinë më të lartë.

“Bëjë thirrje që secili prokuror i cili është angazhuar në rastet e dhunës familje dhe femicidit, secili gjyqtarë që ka nën përgjegjësinë për ti trajtuar rastet, secilit polic që shkon në vendngjarje, të kryejnë detyrën me përgjegjësinë më të lartë, duke shprehur angazhim të lartë dhe të palëkundur. Institucionet duhet të jenë shembull i përkushtimit maksimal”.

“Shumë prej institucioneve që kanë përgjegjësi kanë dështuar ti mbrojnë vajzat e gratë, ndaj duhet ti thërrasim në përgjegjësi secilin. Po u bëm bashkë për të vepruar, do të nderojmë së bashku një shoqëri që e duam. E kundërta do të na mbajë përherë në vështirësi, me një dështim kolektiv që nuk e duam, dhe nuk e pranojmë”, tha Haxhiu/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...