12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Haxhiu pret në takim delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, njëherazi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se sot pritën në takim delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

“Në një takim të përzemërt, me politikanet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkëmbyem përvojat dhe sfidat që Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka pasur përgjatë gjithë angazhimit të saj politik, sikurse edhe i njoftuam për angazhimin e madh të aktivisteve të Lëvizjes në rritjen e anëtareve vajza dhe grave dhe shtyrjen e politikave feministe”, shkroi Haxhiu në postimin e saj në Facebook.

Tutje ajo theksoi se i uruan shumë suksese dhe ofruan bashkëpunimin dhe përvojën në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...