16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Haxhiu publikon video nga viti 2014: Edhe Thaçi ishte kryeministër kur votoi si deputet

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për dështimin e konstituimit të legjislaturës së re, duke i cilësuar deklaratat e tyre si hipokrite

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar një video nga seanca konstituive e vitit 2014, ku shihet Hashim Thaçi duke marrë pjesë në votim si deputet, ndërkohë që siç ka thënë ishte ende kryeministër në detyrë.

“Për opozitarët dhe hipokrizinë me veprimin e sotëm e deklarimet e tyre. Ja një shembull tipik për të kuptuar që situata e sotme nuk përbën asgjë ndryshe nga praktikat e mëhershme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...