26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo.

Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.

“Angazhimi i ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se “Bashkëpunimi me ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”.

Ambasadorja shprehu interesimin për rezultatet e arritura të ministrisë së Drejtësisë për të cilat uroi që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadorja Lobezzo do të nisë kapitullin e ri të saj, ministrja Haxhiu i uroi përzemërsisht suksese, duke i shprehur miqësinë e përjetshme dhe mikpritjen e përhershme në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...