27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Haxhiu takon dy të mbijetuarat e masakrës së Poklekut: Ende asnjë aktakuzë dhe asnjë i dënuar, vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me Elhame Muqollin dhe Teuta Elshanin, të cilat janë të mbijetuarat e masakrës së Poklekut.

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook Haxhiu ka shkruar se “Elhamja është e mbijetuar e masakrës së Poklekut të cilës ia kanë vrarë nënën, tri motrat dhe dy vëllezër ndërsa Teutës ia vranë babanë, nënën dhe katër vëllezërit”.

Tutje ajo ka rikujtuar se në masakrën e Poklekut u masakruam pleq e fëmijë.

“Me dhimbje të thellë dhe krenari të pashuar kujtuam periudhën e luftës dhe më të dashurit për të cilët me ngulm kërkojnë drejtësi. Për masakrën e Poklekut ende asnjë aktakuzë dhe asnjë i dënuar!

Në Poklek u masakruan pleq dhe fëmijë”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...