15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Haxhiu takon nënën e Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar shtëpinë e Erona Cokli, e cila humbi jetën në një akt dhune të tmerrshëm në prill të këtij viti. Gjatë vizitës në shtëpinë e familjes Cokli në Ferizaj, ministria ka takuar nënën e të ndjerës, zonjën Melihate.

“Pasdite në vizitë tek zonja Melihate, nëna e të ndjerës Erona Cokli. Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria”, shkroi Haxhiu.

Zonja Melihate ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe dhe trajtim të rasteve të dhunës me më shumë profesionalizëm dhe seriozitet, pa lënë vend për neglizhencë. Ministrja u zotua për një trajtim më të drejtë dhe të fokusuar nga sistemi i drejtësisë.

“Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës. Me Melin ky nuk ishte takimi i parë dhe u dakorduam që të mos jetë as i fundit”, shkroi Haxhiu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...