4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Haxhiu viziton Akademinë e Drejtësisë në Turqi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Akademinë e Drejtësisë gjatë vizitës së saj zyrtare në Ankara të Turqisë.

Atje, Haxhiu është njoftuar nga afër për zhvillimin e trajnimeve dhe programeve edukative në Turqi, të cilat ofrohen nga ky institucion.

Në një postim të Ministrisë së Drejtësisë në Facebook bëhet e ditur se Haxhiu foli për reformat që po implementohen nga Ministria e Drejtësisë në raport me Akademinë e Drejtësisë, përmes së cilave po synohet të krijohet një sistem dinamik dhe i strukturuar mirë i trajnimeve që do të ofroj mundësi për zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike për profesionistët e drejtësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Tutje, ministrja ka thënë se intensifikimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë dhe shkëmbimi i përvojave mes dy shteteve, do të rrisin efikasitetin dhe transparencën në sistemin drejtësisë dhe do të forcojnë besimin e qytetarëve në raport me sistemin e drejtësisë në vend. /Njeshi/

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe kostum

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...