32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Haxhiu viziton familjen Gashi në Shtime, strehuan 26 fëmijë pa kujdes prindëror

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar familjen strehuese të Behrije dhe Safet Gashi në Shtime, familje kjo e cila ka strehuar 26 fëmijë pa kujdes prindëror.

Në Ditën e Fëmijëve, Haxhiu ka falënderuar familjen në Shtime për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët.

“Në Ditën e Fëmijëve, vizituam familjen strehuese të Behrije dhe Safet Gashi në Komunën e Shtimes, familje kjo e cila deri më tash ka strehuar 26 fëmijë pa kujdes prindëror- kryesisht fëmijë të posalindur.”

“I falenderuam për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët pa kujdes prindëror si dhe i njoftuam për të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë, përfshirë Ligjin për shërbimet sociale dhe familjare, rritjen e mbështetjes financiare për familjet strehuese, punën që po bëhet në përgatitjen e akteve që dalin nga ligji dhe që kanë për qëllim fuqizimin e strehimit familjarë.” – ka shkruar Haxhiu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...