17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Haxhiu viziton Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, njoftohet me format e angazhimit të personave të dënuar

Gjatë ditës së sotme Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar për vizitë në në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj qendre Benasim Medic.

Ajo u njoftua për punën dhe angazhimit e stafit.

“Ditën e fillova me vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Nga drejtori i QP Mitrovicë, Benasim Medic, u njoftova për punën dhe angazhimin e stafit, mbarëvajtjen e rendit shtëpiak si dhe format e angazhimit të personave të dënuar. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha komuniteteve si dhe shembull i mosdiskriminimit”, ka shkruar Haxhiu./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...