27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Haziri: 25 vjetori i çlirimit na gjen pa marrëdhënie partneriteti me BE-në, NATO-n e ShBA-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se në 25-vjetorin e çlirimit, Kosova ndodhet në një pozitë jo të mirë të shtetësisë.

“Po flasim për shtetësi të papërmbyllur, po flasim për një Kosovë e cila është në masa ndëshkuese dhe në masa kufizuese politike, pa raporte të mira të fqinjësisë, e cila bie në kundërshtim me misionin dhe me garancitë politike që i ka dhënë Kosova, pa marrëdhënie partneriteti të qëndrueshëm me BE-në e NATO-n, e në veçanti që ne kemi pretenduar me marrëdhënie speciale me ShBA-në, kemi edhe këtu diskutime se në çfarë nivele ekzistojnë këto marrëdhënie”, deklaroi ai

Tutje ai shtoi se është e dhimbshme që kjo festë të kalojë siç tha, “me këta mysafirë që janë kontributdhënës në Kosovë, janë partnerë të Kosovës, por janë krejt në klubin e të pensionuarve politikë”, duke iu referuar mysafirëve si Tony Blair, George Robertson, William Walker, etj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...