4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Haziri iu konfirmon bizneseve angazhimin maksimal për zero taksa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, përfaqësuesit e Agjencionit Për Zhvillim Rajonal-Lindje (AZHR) dhe drejtuesit e bizneseve të mëdha prodhuese, me të cilët bisedoi për rolin e komunës për zhvillimin ekonomik lokal me politikën zero për taksa ndaj bizneseve në krahasim me zhvillimin e tyre.

Ai me këtë rast tha se Komuna e Gjilanit si institucion fatkeqësisht ende është punëdhënësi më i madh në Gjilan.

“Tashmë fondi i investimeve në këto tri vite sipas parashikimeve afatmesme buxhetore është 61 milionë, prej të cilave 47 milionë janë të BERZH që Komuna e Gjilanit, i merr pa kredi nga Qeveria e Kosovës, ndërsa mjetet tjera janë të hyra nga format sektoriale. Po punojmë shumë që sektori privat të dalë në nivelin e parë të punësimit. E ardhmja e vetme e qëndrueshme në zhvillimin ekonomik është definitivisht fuqizimi i sektorit privat”, tha Haziri.

Për më tepër, Haziri theksoi se komuna që ai drejton është orientuar në sektorin e zhvillimit lokal ekonomik, konkretisht në sektorin privat në mënyrë që të ketë zhvillim, të ndikohet në rritje të punësimit.

“Parametrat janë jashtëzakonisht pozitiv në Komunën e Gjilanit, pasi jemi të përkushtuar të kemi përkrahje maksimale në krijimin e klimës sa më të mirë për të bërit biznes”, ka thënë Haziri.

Në fjalën e tij, Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se takimi i sotëm është një koordinim dhe grumbullim të të dhënave, që me ato të shkojmë në qeveri për të ndërhyrë së bashku në krijim të politikave favorizuese për zhvillim ekonomik.

Ndërsa, afaristi Ibrahim Krivaça nga ndërmarrja “Integj”, ka thënë se sot bashkërisht kanë paraqitur brengat dhe shqetësimet që ka sektori privat të cilat janë diskutuar në një përbërje katërpalëshe mes Komunës, RDA-së, OEA dhe sektorit privat, me qëllim që të ketë një rritje dhe zhvillim më të madh të kësaj fushe me rëndësi në zhvillim dhe punësim.

E nga ana e tij Agim Zeka, drejtor i RDA-së, ka thënë se institucionet qeveritare duhet të kenë një trajtim të barabartë të sektorit privat, në nivel shtetëror. Sipas tij, një rëndësi e veçantë i është dhënë fuqizimit të sektorit privat në zhvillimin e fushës së prodhimit me qëllim të zëvendësimit të importeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zeka ka thënë po ashtu se deri më tani Komuna e Gjilanit ka dhënë maksimumin në mbështetjen e sektorit privat përmes formave të ndryshme, për të krijuar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat në përgjithësi. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...