19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Haziri: LDK e gatshme për rikthimin e madh, do ta rikthejmë besimin te partnerët, do ta forcojmë Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia që drejton Lumir Abdixhiku është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan dhe në Kosovë. Këtë e ka thënë Haziri pasi kanë përmbyllur serinë e takimeve nëpër struktura të ndryshme të partisë në Gjilan.

Ai ka thënë se LDK është e gatshme që të marrë përgjegjësi dhe për të bërë rikthimin e madh politik në qytetin e Gjilanit dhe në nivel të Kosovës.

“Kemi mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat tona dhe do të vazhdojmë ditëve në vijim t’i takojmë e mobilizojmë nëndegët, forumet e qytetarët nëpër çdo lokalitet.

Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës.

Zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejtil”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se përveç kësaj, LDK do ta ktheje besimin tek partnerët dhe do ta forcojë rolin e Kosovës në rajon.

“Përveç tjerash, LDK mund të kthejë besimin tek partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon. Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurtë në integrime BE dhe NATO.

Koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët”, ka shkruar Haziri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...