16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Haziri për dështimin e konstituimit të Kuvendit: E bllokoi Vetëvendosje, pati kuorum

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se seancën e konstituimit të Kuvendit e bllokoi Lëvizja Vetëvendosje.

Haziri tha se në seancë pati kuorum, prezentë ishin 100 deputetë.

“Deputetët e LDK-së ishin në sallë. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, deputet nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit, duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.”, tha ai.

Sipas Hazirit, veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të reja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...