Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas tensioneve tw sotme në veri. Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe durim në raport me situatën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk duhet lejuar që gracka politike të bëhet humnerë.
“Përkitazi me gjendjen në komunat veriore të Mitrovicës: Ne duhet të përmbahemi e me durim ta përballojmë gjendjen e trazuar me porosinë që të mos provokoheni dhe mos lejoni që gracka politike të bëhet humnerë!”, ka shkruar Haziri./Njeshi/