3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Helikopteri i KFOR’it amerikan u fut në territorin e Shqipërisë për ti bartur- si u shpëtuan dy zviceranët që i zuri orteku

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), të dielën në mbrëmje njofton se kishte pranuar thirrje urgjente nga banorët e zonës së Kalasë së Dodës për një aksident malor që ju kishte ndodhur turistëve nga Zvicra.

Shpëtuesit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kuptuan se bëhej fjalë për një çift që skijonte në atë zonë. Çiftit i ishte dhënë ndihma e parë pasi kishin pasur lëndime të ndryshme dhe ndodheshin në hipotermi.

“Çifti ski-bjeshkatar Zvicëran F.S dhe J.B  ishin duke realizuar një aktivitet ski-bjeshktar në zonën malore në mes të fshatit Çajë dhe Radomirë , në drejtimin gjeografik veri-lindje nga maja e Corokolit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim jepen detaje se si gjatë ngjitjes me ski në këtë faqe malore, çifti aktivizuan një ortek ,ku janë shtyer rreth 350 m në drejtim të lugut të malit që shpien në drejtim të fshatit Çajë.

“Fatmirësisht nuk kanë qenë të mbuluar tërësisht ,por në pamundësi të daljes nga dëbora, vajza ka patur mundësi ti lëviz duart dhe ta bëj një thirrje”, thuhet në njoftim.

Gjithsesi, bëhet e ditur se operacioni ka zgjatur deri në orët e vona të datës 22.01.2024 duke u pëmbyllur me sukses.

“Gjendja e të aksidentuarve është stabile, falë reagimit të shpejtë e efikas”.  Për shpëtimin e çiftit u aktivizua edhe KFOR-i amerikan./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...