Kombëtarja e Kosovës në Hendboll sonte do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro 2026”, “Dardanët” e presin në shtëpi Kombëtaren e Ukrainës.
Përballja nis nga ora 20:15, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Gjatë katër ditëve të fundit, djelmoshat e Kosovës janë stërvitur intenzivisht nën urdhrat e trajneri Bujar Qerimi.
Me këtë rast, Federata e Hendbollit të Kosovës, ka bërë thirrje për përkrahje sa më të madhe.
“Bashkë në palestër që të bëhemi lojtari i tetë i Kombëtares sonë. Kosova ka nevojë për secilin nga ju. Bashkë për gjëra të mëdha. Për t’i dhënë krahë Kosovës”, thuhet në njoftimin e FHK-së. /Njeshi/