15.6 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Hendboll, vashat e Kosovës me një fitore me shumë peshë ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.

Vajzat e Kosovës luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.

Ato e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket kosovare, 5:3.

Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia.

Por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë.

Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...