29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

“Hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli”, Maqedonci publikon fotografi nga trajnimi i FSK-së në SHBA

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka publikuar fotografi nga trajtimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën e trajnimit të Joint Readiness Training Center (JRTC).

Maqedonci në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka vizituar trupat e FSK-së.

“Kjo është hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli duke treguar profesionalizëm të lartë dhe duke dëshmuar që ushtarakët tanë janë në nivel me ushtritë e vendeve partnere”, shkruan Maqedonci.

Lexoni të plotë postimin e ministrit në detyrë:

Në Louisiana të ShBA-ve me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay) Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka vizituar trupat e FSK-së në zonën e trajnimit të Joint Readiness Training Center (JRTC).

Ushtarakët tanë po marrin pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC). Gjatë vizitës Komandanti i FSK-së theksoi rëndësinë e krijimit të një force profesionale, të ndërveprueshme me aleatët dhe partnerët, si dhe të aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse, ky synim është duke u arritur me punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve tonë dhe mbështetjes së palëkundur nga Garda Kombëtare e Ajovës, e udhëhequr nga Gjeneral Major Stephen Osborn.

Kjo është hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli duke treguar profesionalizëm të lartë dhe duke dëshmuar që ushtarakët tanë janë në nivel me ushtritë e vendeve partnere. /Njeshi/

   

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...