-0.5 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Hetimet e krimeve të luftës – Në Kosovë 35 të dënuar, në Serbi vetëm 17

Mbi 13 mijë të vrarë e mbi 400 masakra janë kryer nga forcat ushtarake paramilitare serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prokurorisë Speciale të Kosovës vetëm gjatë vitit 2022 i janë bartur 331 raste.

Kjo prokurori gjatë vitit të kaluar pranoi edhe 13 raste të reja. Gjithashtu prokuroria aktualisht është duke trajtuar 344 raste, prej të cilave ka zgjidhur 6 të tilla. Ndërsa, raste të pazgjidhura që kanë të bëjnë me krime të luftës mbesin edhe 338 të tjera.

Gëzim Shala nga IKD thotë për media se përmes moveprimit misionet ndërkombëtare si UNMIK e EULEX i kanë amnistuar rastet e krimeve të luftës.

“Kemi parë vazhdimisht propozime të ndryshme se si duhet trajtuar rastet e krimeve të luftës, mirëpo kryesisht nuk ka pasur një fokus në adresën e vetme për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës e që është Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye secili institucion, duke përfshirë Kuvendin, Qeverinë etj, duhet ta kenë parasysh se adresa për luftimin e krimeve të luftës është Prokuroria Speciale, e cila duhet të fuqizohet me kapacitetet për ta bërë këtë dhe realisht nuk ka adresa tjera”, tha Shala

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se në Kosovë me gjithë sfidat drejtësia po mundohet të ngrejë aktakuza për krimet e luftës.

“Në Serbi janë dënuar diku 17 persona për krimet e luftës në Kosovë, kurse sa i përket gjyqësorit vendor, Kosova ka arritur t’i dënojë më shumë se 35 persona për krimet e luftës në Kosovës. Pra, edhe përkundër sfidave që personat e dyshuar të cilët nuk gjenden në Kosovë, prap institucionet tona po mundohen që të ngrejnë disa aktakuza për krimet e luftës”, tha Alija.

Aktualisht në Prokurorinë Speciale në Departamentin për Krime Lufte janë të angazhuar katër prokurorë special./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...