19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Hetuesit e OKB-së: Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë

Një grup ekspertësh nga Kombet e Bashkuara që po hetojnë shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në Ukrainë gjatë shtatë muajve që nga pushtimi i Rusisë, kanë thënë të premten se kanë gjetur prova të krimeve të luftës.

Ekspertët nga komisioni hetimor për Ukrainën, i mandatuar nga këshilli i të drejtave të njeriut në fillim të këtij viti, janë fokusuar deri më tani në katër rajone – Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy, shkruan Euronews.

Komisioni vizitoi 27 qytete dhe ka kontaktuar me 150 viktima dhe dëshmitarë si pjesë e hetimit të tyre fillestar, duke inspektuar varrezat, vendet e ndalimit dhe torturës.

Viktimat kanë treguar për rrahje, goditje elektrike dhe zhveshje të detyruar në qendrat ruse të paraburgimit, tha komisioni.

“Bazuar në provat e mbledhura nga komisioni, arrihet në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë”, tha Erik Møse, kryetari i komisionit në këshillin e të drejtave të njeriut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...