Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime dhe nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës dje zhvilloi një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale./Njeshi/