21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

‘Hidrodrini’ apelon për shfrytëzim racional të ujit

Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka dalur sot me APEL për konsumatorët e zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, përdorim racional të ujit, vetëm për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.

“Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është verpim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije.”-thuhet në apel.

Postimi i plotë:

“APEL për përdorim racional të ujit!

Të nderuar konsumatorë të zonës së mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik;

Jemi në një periudhë kohe kur rreshjet atmosferike mungojnë dhe krahas kësaj rritet si rezultat i ardhjes së motrave dhe vëllëzërve bashkëatdhetarë, rritet edhe numri i shpenzuesve të ujit.

Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, APELON tek ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.

Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është verpim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije.

Lidhur me këtë problematikë, ne kemi rritur edhe numrin e inspektimeve në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do veprojmë sipas ligjit.

Uji është jetë – Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...