10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

‘Hidrodrini’: Inspektorët në aksion – po çkyçen konsumatorët borxhlinjë

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka njoftuar për vazhdimin e aksionit mbi çkyçjet nga sistemi i ujësjellësit të konsumatorëve borxhlinjë.

Sipas njoftimin zyrtar, aksioni sot është shtrirë në Pejë, derisa njejtë do veprohet edhe në komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë.

‘Aksioni vazhdon në baza të përditshme, me shtrirje në të gjitha komunat e zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Inspektorët në aksion – Çkyçen konsumatorët borxhlinjë në Pejë

Në vazhdën e aksionit të çkyçjeve ndaj konsumatorëve borxhlinjë, inspektorët e KRU ‘Hidrodrini’, sot po zhvillojnë aksion në komunën e Pejës, me çrast, po aplikohen çkyçje ndaj konsumatorëve të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes për pagesë të borxheve ndaj KRU ‘Hidrodrini’.

Aksioni vazhdon në baza të përditshme, me shtrirje në të gjitha komunat e zonës së mbulueshmërisë.

APELOHEN konsumatorët borxhlinjë që të kryejnë pagesat/obligimet ndaj kompanisë!

1 mijë litra ujë, kushtojnë o.24 cent.

Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht!’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...