Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka bërë të ditur për prishje serioze në DN 315, pasojë e së cilës disa pjesë të Pejës kanë mbetur pa ujë.
‘Rezultat i këtij defekti serioz, deri në ora 16:00, pa ujë mbeten rrugët ‘Adem Jashari’, ‘Papa Klimenti’, B.T. ‘Fidanishte’ si dhe rrugë dytësore.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.’-thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Prishje serioze në DN 315 në qytet
Një prishje serioze ka ndodhur në Gypin DN 315, me lokacion në rrugën ‘Adem Jashari’.
Ekipet kujdestare i janë përgjigjur vendit të prishjes me urgjencë.
Rezultat i këtij defekti serioz, deri në ora 16:00, pa ujë mbeten rrugët ‘Adem Jashari’, ‘Papa Klimenti’, B.T. ‘Fidanishte’ si dhe rrugë dytësore.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/