5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Hidrodrini me aksion pastrimi dhe kontrolli në Deçan, mbështetë edhe Njësia e Pejës

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-t bënë të ditur se ekipet e saja nga Sektori i kanalizimit – Njësia Operative e Pejës së bashku me ekipet nga Njësia Operative Deçan, kanë ndërmarrë aksion tërë ditor të pastrimit të pusetave nëpër Deçan.

Pastrim i pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në debllokime po realizohet në rrugët e “UÇK” si dhe “Sadri Demukaj”.

Intervenimet po kryhen duke përdorur edhe teknikën dhe makinerinë e rëndë.

Në zhvillime të tjera operacionale ekipet e përbashkëta nga Peja dhe Deçani kanë realizuar një sërë kontrollash në hulumtimin e keqpërdoruesve, aksion ky me ndikim në rënien e humbjeve.-thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Njësia Operative – DEÇAN

Aksion i përbashkët i Njësive nga Deçani dhe Peja në pastrimin, debllokimin dhe kontrollin e rrjetit të kanalizimit dhe pusetave në Deçan

Ekipet nga Sektori i kanalizimit – Njësia Operative e Pejës së bashku me ekipet nga Njësia Operative Deçan, kanë ndërmarrë aksion tërë ditor të pastrimit të pusetave nëpër Deçan.

Pastrim i pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në debllokime po realizohet në rrugët e “UÇK” si dhe “Sadri Demukaj”.

Intervenimet po kryhen duke përdorur edhe teknikën dhe makinerinë e rëndë.

Me këtë rast, APELOHEN qytetarët që të kenë kujdes në shfrytëzimin e sistemit te rrjetit të kanalizimit vetëm per nevojat e dedikuara.

Në zhvillime të tjera operacionale ekipet e përbashkëta nga Peja dhe Deçani kanë realizuar një sërë kontrollash në hulumtimin e keqpërdoruesve, aksion ky me ndikim në rënien e humbjeve.

Operacione të tilla do të realizohen në baza javore në tërë territorin e komunës së Deçanit.

Respekt për punonjësit e terrenit.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Ndryshe, ditë më parë Kryeshefi Ekzektuiv i KRU ‘Hidrodrini’-Sh.A. – Pejë, ing. Dri Cena dhe Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, firmosën marrëveshje që edhe pjesa e gjertanishme e sistemt të furnizimit me ujë dhe ai i kanalizimit të Deçanit, në tërësi, të kalojnë nën menaxhimin e plotë të KRU ‘Hidrodroni’-Sh.A.-Pejë.

Me këtë rast, komuna e Deçanit, kryetari Ramosaj dhe dikasteret përkatëse komunale u zotuan për mbështetje në terren, të KRU ‘Hidrodrini’, në hulumtimin dhe sanksionimin e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm, çështje kjo në interes të strategjisë së KRU ‘Hidrodrini’, për ofrim të shërbimeve me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e komunës së Deçanit./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...