Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në një njoftim të mbrëmshëm, ka bërë të ditur se sot, e Mërkurë, në komunën e Istogut do të zhvillohen punime të planifikuara.
Rezultat i këtyre punimeve lagjja Geci dhe fshati Corollukë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A.-Pejë
Njësia Operative -ISTOG
Njoftim për Ndërprerje të planifikuar
Në vazhdën e zbatimit të projektit “Rehabilitimi i rrjetit te ujësjellësit në Banjë”, ditën e Mërkurë më 19.03.2025 nga ora 09:00 deri në ora 14:00, do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e lagjes Geci dhe fshatit Corollukë.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/