Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ bënë të ditur se janë ndërruar me sukses dy valvula të rëndësishme të furnizimit për Pejën.
‘Dy valvulat në DN 450 dhe DN 300, kanë ndikim të drejtpërdrejt në kualitetin e cilësisë dhe furnizimit si dhe rënien e humbjeve për konsumatorët.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Qendra – Pejë
Ndërrohen me sukses dy valvulat e rëndësishme për Pejën
Ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’-Qendra Pejë, me sukses kanë realizuar ndërrimin e dy valvulave në DN 450 dhe DN 300, me ndikim të drejtpërdrejt në kualitetin e cilësisë dhe furnizimit si dhe rënien e humbjeve për konsumatorët e Bashkësive Territoriale ‘Asllan çeshme’, ‘Jarina’, ‘Xhemajl Kada’, ‘Zatrat’ dhe ata të rrugëve; nga ‘Spitali Rajonal’, ‘Çerçiz Topulli’, ‘Riçard Hollbruk’, ‘Shpëtim Bojku’, ‘Brigada Kosovare, ‘Lazgush Pogradeci’, ‘Femi Agani’, ‘Dimitrie Tucoviq’, fshati Bellopojë si dhe rrugë dytësore.
Respekt për punonjësit e terrenit!’-thuhet në komunikatën e të dielës së sotme nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/