19.1 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

‘Hidrodrini’ njofton për avari në oborrin e Prokurorisë së Pejës, ‘Papa Klimenti’ pa ujë!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini njofton për prishje serioze në Gypin DN 200, me lokacion në oborrin e Prokurorisë së Pejës, pasojë e të cilës prishje, Konsumatorët e rrugës ‘Papa Klimenti’ kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Zyra për Media nga kjo kompani thotë se ekipet po punojnë në sanimin e prishjes, duke përdorur edhe makinerinë e rëndë, në mënyrë që të jenë sa më efikas, ndërsa për shkak të natyrës së prishjes, nuk dihet se kurë mund të rikthehet furnizimi.

Njoftimi i plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Qendra – Pejë

Prishje serioze në DN 200 – Konsumatorët e ‘Papa Klimenti’ mbeten pa ujë

Ekipet kujdestare të specialistëve të terrenit të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, sektori i ujësjellësit po intervenojnë me urgjencë në avarinë e shkaktuar në Gypin furnizues të ujësjellësit në rrugën ‘Papa Klimenti’ në Pejë.

Avaria ka ndodhur në Gypin DN 200, me lokacion në oborrin e Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa rezulton me ndërprerje të furnizimit për konsumatorët e blloqeve banesore dhe ekonomive tjera përreth në rrugën ‘Papa Klimenti’

Ekipet po punojnë në sanimin e prishjes, duke përdorur edhe makinerinë e rëndë, në mënyrë që të jenë sa më efikas.

Për shkak të natyrës së prishjes, nuk dihet se kurë mund të rikthehet furnizimi.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...