0.5 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

‘Hidrodrini’ njofton për çkyçje të konsumatorëve borxhlinjë në Deçan

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë, bënë të ditur se Inspektorët e kësaj kompanie nga Njësia Operative – Deçan të mbështetur edhe nga ata rajonal kanë realizuar aksion të gjërë të çkyçjeve të konsumatorëve borxhlinjë në qytetin dhe fshatrat e Deçanit.

Kjo kompani njofton se të tilla aksione po shtrihen në tërë zonën e mbulueshmërisë.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Njësia Operative – Deçan

Aksion i gjërë i çkyçjeve të konsumatorëve borxhlinjë në DEÇAN

Inspektorët e KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan të mbështetur edhe nga ata rajonal kanë realizuar aksion të gjërë të çkyçjeve të konsumatorëve borxhlinjë në qytetin dhe fshatrat e Deçanit.

Të tilla aksione po shtrihen në tërë zonën e mbulueshmërisë!

Ndryshe, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 15 Janar 2025, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar.

Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me:

* ÇKYÇJE INDIVIDUALE TË KONSUMATORËVE BORXHLINJË,

* DËRGESË TEK PËRMBARUES

* dhe FORMA TJERA LIGJORE.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...