5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

‘Hidrodrini’ njofton për punime, disa lagje të Pejës, nesër pa ujë

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ me një komunikatë të orëve të pasditës së kësaj të Diele, ka njoftuar se për shkak të vazhdimit të punimeve të planifkuara, nesër ditë e Hënë, nga ora 09:00 deri në ora 16:00, disa lokalitete të mëdha të Pejës do mbeten pa ujë.

Njoftimi i plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Qendra – Pejë

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR

Në kuadër të punimeve të planifikuara, të Shtunën, me datë 01.02.2025, do zhvillohen intervenime në rrjetin e ujësjellësit, me lokacion në udhëkryqin e rrugës ‘Parandori Justinjan’ dhe në rrugën ‘Nuradin Ceku’.

Rezultat i këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të furnizimit nga ora 09:00 deri në ora 16:00 në rrugën e Spiatit Rajonal të Pejës, në B.T. ‘Asllan çeshme’ dhe në rrugët ‘Çerçiz Topulli’, ‘Riçard Hollbruk’, ‘Halil Agusholli’, ‘Shpetim Bojku’, ‘Syl Hasani’, ‘Musë Tahiri’, ‘Naum Veqilharxhi’ si dhe rrugë e rrugica dytësore.

Poashtu, meqë rruga ‘Çerqiz Topulli’ do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, si rrugë alternative mund të përdoret rruga ‘Kapetan Rudi’.’-thuhet në njoftimin Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...