Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka njoftuar se për shkak të një sërë ndërhyrjesh me prioritet në sistemin e ujësjellësit në zonat e qytetit të Pejës dhe në Vitomericë, në disa lagje mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në intrevale prej 2 deri në 3 orë.
Në rregullimin e prishjeve dhe rrjetit furnizues, punimet janë shtrirë në rrugët ‘Maria Shllaku’, ‘Ahmet Gjikolli’, ‘Luigj Gurakuqi’, ‘Ilaz Pashë Dibra’ dhe ‘Rexhë Smajli’ në Bellopojë. Punime zhvillohen edhe në B.T. ‘Xhemajl Kada’ dhe në rajonin e Vitomericës, në rrugët ‘Zekë Bërdyna’ dhe ‘Alia Izetbegoviç’.
Në lokalitetet e sipërshënuara, mund të ndodhin ndërprerje të furnizimit me ujë në intervale prej 2 deri në 3 orë.”-njofton Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/