‘Arsyeja kryesore e ndërprerjes së redukimeve, është se ka rënë dukshëm konsumi i ujit të pijes nga ana e konsumatorëve dhe kanë filluar rreshjet atmosferike. Si rrjedhojë e kësaj, janë ngritur shtyllat e presionit në rrjetin e ujësjellësit për zonën në fjalë.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ – Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
NDËRPRITEN REDUKTIMET NË ZONËN E MBULUESHMËRISË
Njoftohen konsumatorët e territorit të zonës së mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan e Junik të cilët kanë qenë të afektuar me reduktimin e ujit të pijes se nga sot, datë (19.09.2024) ndërpriten reduktimet dhe furnizimi kthehet i plotë – 24 orë.
Arsyeja kryesore e ndërprerjes së redukimeve, është se ka rënë dukshëm konsumi i ujit të pijes nga ana e konsumatorëve dhe kanë filluar rreshjet atmosferike. Si rrjedhojë e kësaj, janë ngritur shtyllat e presionit në rrjetin e ujësjellësit për zonën në fjalë.
Në anën tjetër, beteja me keqpërdoruesit e ujit të pijes, vazhdon.
Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi&RADIO 1/