16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

‘Hidrodrini’: Pagesat Online nga sot edhe përmes aplikacionit në telefona Smart

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ ka bërë të ditur se në kuadër të avancimeve teknologjike, kompania ka zgjeruar shërbimin për t’i ofruar konsumatorëve mundësinë e pagesës “Online” edhe në paisjet mobile me sisteme “Android” dhe iOS.

‘Në kuadër të avancimeve teknologjike, me përkushtimin dhe mbështetjen nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Menaxheri i TI-së si dhe punën e palodhshme të kompanisë “Informatika”, KRU “Hidrodrini” ka zgjeruar shërbimin për t’i ofruar konsumatorëve mundësinë e pagesës “Online” edhe në paisjet mobile me sisteme “Android” dhe iOS.-thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – PejëMenaxhmenti Rajonal

PAGESAT ONLINE EDHE PËRMES APLIKACIONIT NË TELEFONA SMART

Në kuadër të avancimeve teknologjike, me përkushtimin dhe mbështetjen nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Menaxheri i TI-së si dhe punën e palodhshme të kompanisë “Informatika”, KRU “Hidrodrini” ka zgjeruar shërbimin për t’i ofruar konsumatorëve mundësinë e pagesës “Online” edhe në paisjet mobile me sisteme “Android” dhe iOS.

Krahas mundësive ekzistuse për pagesë online në ‘Web-faqen’ e kompanisë dhe Platformën e-Kosova, nga sot e tutje, aplikacioni ‘eHidrodrini’, mund të shkarkohet nga dyqanet: për Android – “Google Play Store” dhe iOS – “Apple Store”-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./NJeshi&RADIO 1/

Prokuroria e Pejës konfirmon se ka hapur rast për tentim sulmin ndaj gazetarit pejan

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...