8.5 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Cristopher Hill, ka folur sërish rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Hill tha se në panelin me temën “E ardhmje e BE-së dhe Ballkani Perëndimor” u shpreh se marrëveshjet e arritura duheshin respektuar dhe se kjo ishte një test për autoritetet në Prishtinë.

Ai theksoi se Asociacioni duhej të formohej, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vite më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë, shkruan Kosovo-Online.

“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që ta vendosin për të ardhmen e tyre”, shtoi ai.

Diplomati amerikan u shpreh se BE-ja ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekujt e fundit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...