8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Hill në takim me Vuçiqin, flasin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Hill, sot kanë diskutuar për situatën në Kosovë, vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane”, thuhet në postimin në profilin e Aleksandër Vuçiqit në Instagram.

Siç është shkruar, ata kanë konfirmuar se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...