7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Hill pas takimit të Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dje në takimin 12 orësh në Ohër, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak.

Hill ka thënë se Serbia pas Ohrit, ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane, transmeton Klankosova.tv.

“Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, ka shkruar Hill.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...