26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

“Histori e kulturë”, Osmani viziton Muzeun Etnologjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat, ka vizituar Muzeun Etnologjik në Prishtinë në këto ditë të nxehta vere, duke shprehur interesin e saj për historinë dhe kulturën e vendit.

Gjatë vizitës së saj, Osmani eksploroi ekspozitat e muzeut, duke vlerësuar pasurinë e objekteve të cilat reflektojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Nga vizita në Muzeun Etnologjik në Prishtinë – histori e kulturë, por edhe freski në këto ditë të nxehta vere”, shkroi Osmani në Facebook.

Muzeu Etnologjik në Prishtinë mbetet një ndër institucionet kulturore të rëndësishme, ku ruan historinë dhe traditat kosovare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...