18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Historike: Bashkia me shumicë arbëreshe në Itali lëshon certifikatën e parë të lindjes në gjuhën shqipe

Bashkia Franscineto ka lëshuar certifikatën e parë të lindjes në gjuhën shqipe.

Akti është firmosur nga kryebashkiaku, Angelo Catapano, raporton “Oranews”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Bibliotekës Ndërkombëtare lokale “A. Bellusci”, Tommaso Bellusci.

Akti administrativ është nxjerrë me rastin e prezantimit të librit të Maria Markut, që u zhvillua më 30 mars të kaluar.

“Për administratën bashkiake, kjo është një ngjarje historike që përvijon një rrugë që duhet ndjekur tashmë në të gjitha komunitetet arbëreshe të Italisë. Vazhdon aksioni ynë për mbrojtjen juridike të llojit “kolektiv” që nis nga Komunat në njohjen dhe kualifikimin e një pakice gjuhësore si të tillë. Që nga momenti i marrjes së detyrës, veprimtarinë tonë administrative e kemi drejtuar në drejtim të mbrojtjes së traditave etno-kulturore dhe në veçanti të gjuhës, për t’ua përcjellë brezave të rinj. Po aq vepra letrare të botuara janë botuar edhe në gjuhën arbëreshe”, deklaroi kryebashkiaku Catapano./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...