23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Historiku i këngës ‘Djemve t’Pejës’, këngëtari paralajmëron re-produkim të këtij hiti

Ka qenë viti 1999, javët e para të çlirimit të qytetit të Pejës nga okupatori serb, kur dueti Sinani, vëllëzërit Caki dhe Baki, morën mbi supe realizimin e një kënge kushtuar dëshmorëve të Pejës, të rënë në luftën e fundit me Serbinë.

Peja, e shkatërruar pothuaj në total, popullata me shumë vuajtje, rënie, humbje por edhe shpresa të mëdha për ngritje.

Gjithësecili njeri, gjithësecili qytetarë, përpiqej që nga prizmi i vet, ti shtojë dhe ti jap edhe diçka më tepër Lirisë së përgjakur…

Në këtë kuadër, edhe dueti Sinani, konkretisht këngëtari Vëllaznim Sinani-Caki, do merrte mbi vete realizimin e një kënge për duet, kushtuar dëshmorëve të kombit nga Peja.

Edhe pse në kushte minimale tekniko-studike, bashkë me Cakin do angazhoheshin edhe klarinestisti i njohur Sead Muqa dhe fis-harmonikisti i njohur Xhevdet Dranqolli, në mënyrë që të dilej me një projekt kënge meritore. Dhe … doli ‘Djemve t’Pejës’.

Sot me rastin e 22 vjetorit të çlirimit të qytetit nga okupatori serb, Caki, që është edhe aturo i tekstit të kësak kënge, i ftuar në studion e ‘RADIO 1’, bashkë me këngën shpalos edhe kujtimet e kohës.

“Ishin ditët e para të Lirisë. Krejt çfarë kishim ishte e djegur. Unë ato që pata nga të mirat materiale i kisha investuar në studio dhe orkestër. Po kërkohej një këngë kushtrimi, këngë krenarie. Nuk e di si, por më erdhi dhe më doli teksti. Po ofrohej ditëlindja e Shpëtimit nëse nuk gabojë… Pas tekstit e luta dhe e angazhova Gjevdet Dranqollin mikun tim që të merrej me muzikën e këngës… Kishim një sutio të vogël të asaj kohe, studio e Marigones. Pastaj e luta dhe angazhova edhe Sead Muqen-Sein me klarinetë dhe më pas unë dhe Baki e inqëzuam pjesën vokale të këndimit. Është kënga që mori mijëra klikime dhe mendoj se mbetet kënga që vazhdon të jetoj derisa të ketë shqipatrë.”-thotë Caki në ‘RADIO 1′.

Tutje këngëtari paralajmëron iniciativën për reprodukim të këngës dhe klipit bashkë me “RADIO 1’.

‘Kanë kaluar 22 vjet. Kohë e gjatë. Pak jemi plakur, por kënga mbetet e re. Andaj sot e them se edhe për shkak të kushteve teknologjike, shumë herë më të mira se nga ajo kohë, unë jamm dakord që ta nisim reprodukimin audio-studik dhe si videoklip, duke ruajtuar orgjinalitetin por duke sjellur efekte teknologjike të kohës e edhe disa rreshta që i kemi të munguar nga ajo kohë, për shkak të shpejtësisë së kërkesës.”-shtoi Caki.

‘Djemve t’Pejës’, sikur sot në 22 vjeotrin e Lirisë së qyetit dhe çdoherë tjetër, pamëdyshje se mbetet himn i qytetit./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...